24 viktima nga COVID-19 në Maqedoni

 

 

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 4 mijë e 94 testime për COVID-19, prej të cilëve 1 mijë e 293 kanë rezultuar pozitive.

Në po të njëjtën periudhë, janë regjistruar 24 viktima dhe 339 të shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë, nga realizimi i 575 mijë e 162 testimeve, pozitive kanë rezultuar 115 mijë e 222. Prej tyre, 99 mijë e 15 pacientë e kanë fituar betejën me virusin COVID-19, ndërkaq jetën e kanë humbur 3 mijë e 388. Numri i rasteve aktive është 12 mijë e 819./TV21

Back to top button