​Përfundon ndeshja, Franca ndalet nga Hungaria

 
Franca humb dy pikë, Hungaria fiton një, në ndeshjen e Grupit F.
Ka përfunduar ndeshja e Grupit F mes Hungarisë dhe Francës, ku brenda 90’ minutave rezultati në “Puskas Arena” të Budapestit është i barabartë 1:1.
Fillimisht, ishin hungarezët ata të cilët kaluan në epërsi të parët, ku mbrojtësi Attila Fiola shënoi në minutën e 45’+2 shtesë për ta kaluar Hungarinë në epërsi, kurse Franca arriti që përmes sulmuesit Antoine Griezmman të barazoj rezultatin në minutën e 66’.
Goli i Griezmman ishte i barazimit, dhe i fundit për këtë ndeshje, ku rezultati përfundimtar është 1:1.
Pas këtij barazimi, Franca zë vendin e parë me katër pikë, një më shumë se Portugalia në vendin e dytë, kurse Hungaria pozicionohet në vendin tretë, me vetëm një pikë.
Rezultati përfundimtar është 1:1.

Back to top button