Ahmeti njofton për zhvillimin e ndeshjes miqësore “Loja e Yjeve”
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të luhet ndeshja e njohur si “Loja e Yjeve”.
Ahmeti ka thënë se kjo ndeshje me karakter miqësor dhe argëtues i përballë dy ekipe me përbërje interesante.
Ahmeti ka njoftuar se njëri ekip përbëhet nga veteranët dhe ekipi tjetër me yjet nga estrada, ish futbollist të njohur e tjerë lojtarë.
“Ndeshja “Loja e Yjeve” e organizuar nga Komuna e Prishtinës është tradicionale tashmë dhe e mbështetur nga Federata e Futbollit të Kosovës e Federata e Veteranëve të Futbollit të Kosovës gjithashtu është pjesë e aktiviteteve 22/22 për 22 vjet liri!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Ndeshje do të zhvillohet nesër me fillim nga 16:00./21Media