​Përfundon numërimi në Pejë, prin VV

 

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka numëruar votat në komunën e Pejës për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 21.067 vota ose 49.14%, LDK 8.075 ose 18.83%, AAK 6.525 ose 15.22%, PDK 3.957 ose 9.23%, IRDK 559 vota ose 1.30% dhe subjektet tjera 2.692 ose 6.28%.

Të drejtë votimi në Pejë kanë 104.082 qytetarë në 122 qendra të vendvotimit.

Back to top button