​Përfundon përballja Spanjë-Suedi

 
 
Spanja dhe Suedia kanë luajtur sonte pa gola në ndeshjen e parë të Grupit E të kampionatit evropian në futboll.
Ekipi i Luis Enrique hyri në ndeshjen në Sevilla për të shënuar fitore, por e pati mjaft të vështirë të depërtojë nëpër mbrojtjen e ngjeshur kundërshtare.
Spanjollët dominuan në pjesën kryesore të takimit, por dështuan të konkretizojnë edhe ato pak raste për shënim.
Alvaro Morata në minutën 38 ka mundur të shënojë, por ishte i pasaktë në përballjen me Olsen. Ndërsa Suedia më tepër u përpoq përmes kundër zbritjeve që të shënojë, dhe rastin më të mirë e pati në pjesën e parë kur goditja e Isak u ndal nga shtylla pingule.
Suedia ka mundur të shënojë në pjesën e dytë përmes Berg në minutën 61, pas asistimit të Isak, por mbrojtja e Spanjës nuk lejoi të befasohej.
Portieri Olsen ishte shpëtimtari i Suedisë, duke parandaluar madje katër gola të sigurt, përfshirë goditjet e rrezikshme të Gerard Moreno dhe Sarabia në minutat shtesë të ndeshjes.
Ndeshjet e xhiros së dytë do të zhvillohen më 19 qershor: Spanja-Polonia në Seville dhe Suedia-Sllovakia në Sent Petersburg.
Në tabelë prin Sllovakia me tri pikë, e cila sot mposhti Poloninë, pasuar nga Spanja e Suedia me nga një pikë dhe Polonia e fundit pa pikë.

Back to top button