​Përfundon seanca e debatit parlamentar për politikë të jashtme

Përfundoi seanca e Kuvendit, në të cilën u mbajt debat parlamentar për politikën e jashtme. Meqë, në sallën e Kuvendit nuk ishte e pranishme ministrja Donika Gërvalla, opozita vendosi që të lëshojë sallën.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se për vazhdimin e kësaj seance do të vendoset në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj vlerësoi pushtetin me njësh në politikë të jashtme.
“Ne po e mbyllim këtë debat me një vlerësim në atë ditarin e paaftësisë me një njësh sa koka, kaq qe. Edhe nuk kemi çka të shtojmë tjetër”, tha ai.
Edhe deputetja Albana Bytyqi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konfirmoi se nuk do të qëndrojë në sallë, për shkak të mos prezencës së ministres Donika Gërvalla.

Back to top button