Zyra e prokurorit thotë se në një veturë pesë persona u vranë nga rusët

Trupat ruse qëlluan për vdekje pesë civilë, përfshirë dy fëmijë, në një makinë në distriktin Bucha gjatë pushtimit të zonës.
Kështu ka bërë të ditur zyra e prokurorit rajonal të Kievit, teksa ka theksuar se fëmijët ishin të moshës një dhe 14 vjeç.
Në një deklaratë në kanalin e saj telegram, zyra tha se njerëzit vendas i varrosën të vdekurit në vendngjarje pranë makinës së tyre, në fshatin Havronshchyna.
Raporti erdhi pasi kryebashkiaku i Bucha-s tha se 403 trupa të njerëzve të vrarë ishin gjetur deri më tani.
Rusia ka mohuar kryerjen e mizorive kundër civilëve në Bucha dhe zona të tjera në veri të Kievit, por imazhet satelitore tregojnë se vrasjet ndodhën gjatë okupimit të tyre./21Media

Back to top button