​Përfundon seanca për programin e Qeverisë Kurti II

 

 

Ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme për diskutimin e programit të Qeverisë Kurti II. Pas shterjes së diskutimeve kryesuesja e seancës, Saranda Bogujevci mbylli punimet e kësaj seance.

Derisa më herët partitë opozitare lëshuan sallën, siç thanë në mungesë të kryeministrit Albin Kurti.

Kjo seancë kishte filluar të hënën, me kërkesën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Pasi nuk pati deputetë të cilët u shprehën të gatshëm për të diskutuar për planin, nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci ka mbyllur seancën.

“Nuk ka deputet tjerë të paraqitur, me këtë i mbyll punimet e seancës së jashtëzakonshme”, tha Bogujevci.

Back to top button