Paraburgim për shtatë të dyshuarit e përfshirë në rastin e 400 kg kokainë

 

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve, për shtatë të dyshuarit e përfshirë në rastin e 400 kg kokainë që u sekuestruan të hënë në Lipjan.

Masa e paraburgimit e cila u kërkua nga Prokuroria e Kosovës u caktua për të dyshuarit Izet Sheqirin, Kadri Sheqirin, Kadri Ibrahimin, Fehmi Bytyqin, Faton Vrajollin, Enver Belegun dhe Bajram Maliqin.

Këtë e ka konfirmuar për KP, zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

Ndërsa, gjatë ditës së sotme është mbajtur edhe seanca për shqyrtimin e masës së paraburgimit, ku pas përfundimit të seancës mbrojtja e të akuzuarit, Izet Sheqiri avokati, Besnik Berisha tha se Prokuroria e Kosovës nuk ka asnjë provë qëi lidh shtatë të arrestuarit me sasinë e narkotikëve që u sekuestruan të hënën në Lipjan.

Të gjithë të dyshuarit në këtë rast po dyshohen se kanë kryer veprën penale, pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal, pastaj blerje, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, si dhe veprën penale armëmbajtje pa leje.

Back to top button