​Përfundon sezoni për yllin e Milanit

Alessandro Florenzi ka pësuar një dëmtim të muskulit ditën e djeshme dhe nesër do t’i nënshtrohet një operacionit për këtë problem.
Italiani u inkuadrua në lojë në 30 minutat e fundit kundër Bolonjës dje, duke pësuar një dëmtim në gjurin e majtë.
31-vjeçari iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore në mëngjes dhe sipas “Calciomercato.com”, ekzaminimet nxorën në pah një çarje të meniskut.
Për këtë arsye, Florenzi nesër do t’i nënshtrohet një operacioni në Romë. Prandaj, sezoni i mbrojtësit ka përfunduar dhe mbetet për t’u parë nëse kuqezinjtë do ta bëjnë të përhershëm transferimin e tij nga Roma.

Back to top button