Kaloni te përmbajtja kryesore

Programi qeverisës me 113 zotime, LDK i veçon 10 kryesoret “që e bëjnë më të lehtë jetën e qytetarit”

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka prezantuar platformën e saj me 113 zotime për qytetarët e Kosovës.

LDK ka theksuar se bëhet fjalë jo vetëm për një program politik, por për një plan konkret pune që synon zhvillimin ekonomik, përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe forcimin e shtetit.

Në mesin e zotimeve kryesore, LDK ka përmendur rritjen e menjëhershme të pagave përmes koeficientit 150 dhe dyfishimin e pensioneve, si dhe garantimin e punësimit dhe trajnimit për 40 mijë të rinj të diplomuar.

Partia ka premtuar gjithashtu masa për uljen e çmimeve, përfshirë moratoriumin për çmimet e energjisë dhe uljen e çmimeve të produkteve bazike.

Në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë, LDK është zotuar për forcimin e aleancës me Perëndimin, duke synuar anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe Bashkimin Evropian, si dhe rritjen e besueshmërisë ndërkombëtare të vendit.

Këto janë 10 zotimet kryesore të Lidhjes Demokratike të Kosovës:

1. Paga më të larta, menjëherë,

Koeficienti 150 dhe dyfishimi i pensioneve.

2. Punë për çdo të ri të diplomuar,Punësim i garantuar dhe trajnim për 40 mijë të rinj.

3. Ulje e çmimeve,

Moratorium i çmimeve të energjisë dhe ulje e çmimeve të produkteve bazike.

4. Aleancë e pathyeshme me Perëndimin,

Kosova në NATO e BE, përfaqësim dinjitoz, partneritet strategjik, siguri kombëtare dhe besueshmëri ndërkombëtare.

5. Pavarësi energjetike për Kosovën,

Central i ri me gaz amerikan.

6. Kosova e lidhur përmes infrastrukturës rrugore,

Përfundimi i autostradave dhe magjistraleve brenda mandatit.

7. Dhjetëra-mijëra vende të reja pune,
Investitor strategjik në ICT dhe ekonomi digjitale.

8. Mbështetje për familjen, me ligj,

Shtesa të garantuara për fëmijë, lehona, gra kujdestare dhe pensionistë.

9. Spital i ri i Kosovës,

Kujdes shëndetësor modern e dinjitoz.

10. Mësim tërëditor për fëmijët tanë,

Në secilën komunë të Kosovës.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button