​Përfundon stërvitja e Njësisë Speciale të FSK-së me Forcat Speciale të Shqipërisë

 
Pas 26 javëve të stërvitjeve, me shumë sukses ka përfunduar trajnimi i Forcave tona Speciale, trajnim ky i realizuar së bashku me Forcat Speciale të Shqipërisë, në terrene të ndryshme në Shqipëri, ka njoftuar Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Mehaj ka thënë se gjatë trajnimit, pjesëtarët tanë të FSK-së janë përgatitur për: Lidership, topografi, alpinizëm, përgatitje fizike, taktika speciale, përdorim të eksplozivëve, zbulim special, veprime me helikopter, njohuri armatimi dhe qitje e shëndetësi.
“Trajnimi është mbyllur me sukses dhe Forcat tona të specializuara, janë në nivelin më të lartë të përgatitjes”, ka shkruar Mehaj në Facebook./21Media

Back to top button