​Pesë sindikata paralajmërojnë greva nëse anashkalohet ligji për paga

Paralajmërohen greva

Përfaqësuesit e SBASHK-ut, FSSHK-së, SPK-së, Sindikatës së Zjarrfikësve dhe Doganave, përmes një konference për medie kanë njoftuar se në rast se tenton të aprovohet buxheti për vitin 2020, pa koston e ligjit të pagave do të ketë veprime të rrepta sindikale.

Me këtë rast, këto sindikata i bën thirrje kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Financave, Besnik Bislimit që sa më shpejtë të takohen dhe të diskutojnë rreth ligjit të pagave, i cili sipas tyre duhet të hyjë sa më shpejt në fuqi.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari deklaroi se nëse ligji i pagave nuk hyn në fuqi, atëherë do të ketë masa të rrepta sindikale.

Rrahmani theksoi se nëse përsëri do të ketë greva dhe ato orë mësimore nuk do të zëvendësohen.

Fadil Halimi punëtor sindikal nga Podujeva, tha se nëse nuk aprovohet ligji i pagave do të detyrohen të futen përsëri në grevë. Sipas tij, qeve ria e re nuk duhet ta qoj përsëri popullin në këso gjendje.

Back to top button