Haxhiu akuzon Kurtin, ky i fundit i kundërpërgjigjet

Përplasen Kurti e Haxhiu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka adresuar një sërë akuzash nga foltorja e Kuvendit për kreun e Qeverisë, Albin Kurti. Haxhiu i PDK-së tha se taksa po përdoret si mjet ndëshkues nga Kurti për Kosovën.

Deputeti i PDK-së u shpreh se Kurti po i ndërmerr këto veprime me qëllim të përjashtimit të Amerikës nga dialogu dhe se Kurti e favorizon Lajçakun e Borellin, në vend të Grenellit.

“Albin Kurti po rrezikon seriozisht raportet tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me NATO-n. Për mu qasja e Albin Kurtit nuk është befasi, por uroj që populli ta kuptojë që Qeveria Kurti nuk dëshiron marrëveshje me ndërmjetësimin e Grenellit, se kjo Qeveri është krijuar me ndërmjetësimin e Borellit. Albini e do ndërmjetës Lajçakun e Borellin, prandaj e refuzon Grenellin”, deklaroi ndër tjerash Haxhiu.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se është e rrezikshme të bëhet siç e cilësoi loja në të cilën po thuhet ShBA e mirë, e BE e keqe, pasi sipas tij të dy janë të mira. Në përgjigjen e tij, ndaj deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu gjatë seancës së jashtëzakonshme lidhur me taksën, shefi i ekzekutivit tha se qëndrimet e tilla janë të dëmshme.

“Më shumë flet për pikëvështrimin e juaj sesa për bërjen ose qenien time. Andaj pa e kuptuar këtë gjë, nuk mund ta kuptoni as pse i keni humbur zgjedhjet”, deklaroi në fund Kurti në përgjigjen e tij ndaj Haxhiut./21Media

Back to top button