​Policia ndan mirënjohje për karabinierët italianë të KFOR-it

 

Karabinierëve italianë që i përkasin Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe të KFOR-it, nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugut iu është ndarë një mirënjohjeje për kontributin e tyre proaktiv në përmbylljen e shpejtë të një çështje penale.

Në fund të korrikut, ekipi i karabinierëve i vendosur zakonisht në urën e Ibrit në Mitrovicës shpëtoi një grua që kishte ikur nga një rrëmbim dhe kishin thirr për ndërhyrje Policisë së Kosovës. Ushtarët italianë më pas mbështetën hetimet vendore që falë Ambasadës italiane çoi në arrestimin e rrëmbyesit të dyshuar, një qytetar italo-kosovar.

Njësia e Specializuar Shumëkombëshe e KFOR-it operon në mënyrë të paanshme në mbarë Kosovën për të kontribuar për një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët në Kosovë, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB-së të vitit 1999. Për më tepër, karabinierët italian në bashkërendim të ngushtë me Kryqin e Kuq kanë zhvilluar projekte të ndihmës në favor të të gjitha komuniteteve në Kosovë, brenda kornizës së aktiviteteve civilo-ushtarake të KFOR-it në mbështetje të institucioneve shëndetësore dhe arsimore, si dhe të përgjigjes vendore ndaj Covid-19.

Back to top button