​Presidenti i Ukrainës: Në 16 shkurt mund të sulmohemi

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka lëshuar një deklaratë ku shpreh frikën për mundësinë e një pushtimi rus të Ukrainës, por duke përshëndetur fuqinë e vendit të tij.
Udhëheqësi ukrainas ka thënë se kishte dëgjuar raportet e SHBA-së se Rusia mund të pushtonte të mërkurën, por ka theksuar se do ta bënte 16 shkurtin një “ditë uniteti”.
“Ne jemi të frikësuar nga lufta e madhe dhe data e pushtimit ushtarak është caktuar sërish”, ka thënë Zelensky në deklaratë.
“Kjo nuk është hera e parë, por shteti ynë sot është më i fortë se kurrë. Ne duam paqe dhe duam t’i zgjidhim të gjitha çështjet ekskluzivisht përmes negociatave”, ka shtuar ai.
Presidenti ka vazhduar të parashikojë se rajonet e Donbass dhe Krimesë do të kthehen në kontrollin e Ukrainës me mjete diplomatike.
Ai ka vlerësuar ushtrinë e Ukrainës dhe tha se ajo është “shumë herë më e fortë se tetë vjet më parë”.
Zelensky ka thënë se më 16 shkurt “ne do të ngremë flamuj kombëtar, do të vendosim shirita blu dhe të verdhë dhe do t’i tregojmë botës unitetin tonë”.

Back to top button