​Protesta e djeshme në Tetovë, arrestohen pesë persona

 
Pesë persona janë arrestuar nga protesta e djeshme në Tetovë, e cila u organizua për shkak të tragjedisë në spitalin modular ku jetën e humbën 14 persona.
Ata sot u sollën në gjykatë ku u morën në pyetje, me çka për të gjithë është caktuar masë paraburgimi me nga 8 ditë. Avokati i të akuzuarve Besnik Hasani  tha se nuk janë të kënaqur nga ky vendim.
Ndryshe, katër Policë u plagosën lehtë në protestat e djeshme. Përplasjet me policinë shpërthyen pasi disa protestues u përpoqën të arrijnë në selinë e BDI -së, dhe më parë hodhën vezë në ndërtesën e komunës./21Media

Back to top button