Përfundon ndeshja ndërmjet Ballkanit dhe Llapit, ky është rezultati final
Ka përfunduar ndeshja kryesore e ditës së sotme ndërmjet Ballkanit dhe Llapit që u zhvillua në Suharekë.
Ishin vendasit ata që i rrëmbyen tri pikë nga ky takim i cili ishte shumë i tensionuar si në fushë ashtu edhe në tribuna.
Në një moment gjatë ndeshjes tifozët që ishin të pranishëm u larguan nga tribuna pasi vendasit ofendonin trajnerin e Llapit Tahir Batatina.
Ermal Krasniqi e kaloi Ballkanin në epërsi me golin e tij në minutën e 13, kurse për 2-0 realizoi po i njëjti lojtar në minutën e 90.
Ballkani mbetet lider i tabelës së Superligës së Kosovës me 11 pikë i ndjekur nga Malisheva dhe Drenica me nga 10 pikë.