Kaloni te përmbajtja kryesore

​PSG e do me çdo kusht Zidanin si pasues

Paris Saint-Germai ka vendosur synimin e tyre tek Zinedine Zidane për ta zëvendësuar Mauricio Pochettinon.
Sipas “Le Parisien”, bordi ka vendosur se ata nuk duan të vazhdojnë me Pochettinon pas këtij sezoni dhe në vend të kësaj e kanë vendosur fokusin e tyre te ish-trajneri i Real Madridit, Zidane, përcjellë KosovaPress.
Ekipi i Parisit aktualisht kryeson Ligue 1 me 12 pikë më shumë se Marselle, por nuk arriti të siguronte titullin e ligës nën argjentinasin vitin e kaluar, duke fituar vetëm trofeun e Kupës së Francës, ndërsa ambiciet e tyre në Ligën e Kampionëve u shkatërruan përsëri këtë sezon, me ish-klubin e Zidane, Real Madridin që i eliminoi ata./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button