481 raste aktive me Covid-19

Aktualisht në Kosovë janë 481 raste aktive me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 23 raste të reja me Covid-19, derisa janë shëruar 26 qytetarë.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 77 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.555 doza të vaksinës. Kurse, deri më sot 821.432 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Sipas njoftimit, deri tani me dozën e tretë dhe përforcuese janë vaksinuar 100.902 qytetarë./21Media

Back to top button