​Publikohen rezultatet e votave me kusht për Prishtinë

Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar rezultatet e votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta për Prishtinë. Në këtë komunë në balotazh do të shkojnë Arben Vitia nga VV-ja dhe Perparim Rama nga LDK-ja.
Ndërkaq, nga numërimi i votave me kusht Arben Vitia nga VV-ja ka marrë 843 vota , pasuar nga Perparim Rama me 483 vota. Uran Ismail nga PDK-ja ka marrë 445 vota.
Daut Haradinaj nga AAK-ja ka marrë 160, Gezim Mehmeti nga AKR-ja 44 vota. Florim Isufi nga PB 7 vota kurse, Avni Çakmaku nga Fjala ka marrë 6 vota./21Media

Back to top button