Përfundon numërimi i votave me kusht në Podujevë

 
Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve (QNR) ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe atyre me nevoja të veçanta për Komunën e Podujevës.
Në bazë të të dhënave të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka marrë më së shumti vota. Bulliqi ka siguruar 243 vota.
Ndërsa kandidati për kryetar të kësaj komune nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ekrem Hyseni ka marrë 204 vota.
Sipas infografikës së publikuar nga KQZ, kandidati i AAK për të parin e Podujevës, Besnik Tahiri mori 27 vota. Kurse, kandidatja e PDK-së, Floretë Zjenullahu ka siguruar 13 vota.
Më 14 nëntor do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për komunat që shkuan në balotazh në mesin e tyre është edhe Podujeva. Në këtë komunë në balotazh do të shkojnë Shpejtim Bulliqi nga VV-ja dhe Ekrem Hyseni nga LDK-ja./21Media

 

Back to top button