​Punëtorët teknikë kërkojnë pagat shtesë

 

 

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës njofton se nesër nga ora 13:00 deri 14:00 të gjithë punëtorët teknikë dhe ata te sigurimit fizik të cilët punojnë në QKUK, spitalet rajonale, qendrat e mjekësisë familjare dhe ambulancat, do të protestojnë për një ore në vendet e tyre të punës.

Protesta bëhet për shkak të mos listimit të këtyre kategorive për marrjen pagës prej 300 euro nga shteti për rrezikshmërinë në punë nga pandemia COVID-19.

Udhëheqja sindikale gjatë kohës së protestës do ta vizitojë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë dhe QKUK-në.

Back to top button