​Qeveria hap konkurs për drejtorë të katër bordeve publike

Qeveria e Kosovës ka ftuar të gjithë të interesuarit që kanë kualifikim dhe përshtatshmëri profesionale, që të aplikojnë në konkurset e hapura për drejtorë të bordeve të Ndërmarrjeve Publike Qendrore dhe Njësisë për Inteligjencë Financiare.
Qeveria është zotohet se do të ketë procese rekrutimi me integritet e transparencë.
Si aksionar i Ndërmarrjeve Publike, Qeveria ka thënë se ka qëllim të sigurohet që personat kompetentë dhe me integritet përzgjidhen në borde, në mënyrë që të përmirësohet menaxhimi dhe performanca e tyre, dhe përfundimisht shërbimet për qytetarët e bizneset.
Për Drejtorë të Bordeve të Ndërmarrjeve Publike Qendrore për:
· Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit Radoniqi Sh.A, Gjakovë
· Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit Mitrovicë Sh.A, Mitrovicë
· NPH Ibër Lepenc, Sh. A. dhe
· Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit Prishtina, Sh. A.
Afati i konkursit është i hapur deri më 29 tetor 2021, ndërsa për informata shtesë mund të njoftoheni përmes telefonit 038 200 14 400.
Vegëza e konkursit: http://kryeministri.rks-gov.net/dokumente/?kategoria=konkurse-njoftime-dhe-shpallje&viti=2021
Ndërsa konkursi për drejtor të Njësisë për Inteligjencë Financiare të Republikës së Kosovës është i hapur deri më 05 nëntor 2021, ndërsa për informata shtesë mund të njoftoheni përmes telefonit në numrin: 038 200 34 155.
Vegëza e konkursit: https://mf.rks-gov.net/desk/inc/media/87B27260-A430-45EB-B5D9-6A074660009D.pdf 

Back to top button