​QKUK-së i shtohen edhe 35 infermierë

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se Qendrës Klinike dhe Universitar të Kosovës i janë shtuar edhe 35 infermierë të ri.
Drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, dhe kryesuesja e Bordit Drejtues të SHSKUK-së, Agreta Gecaj-Gashi, me rastin e nënshkrimit të këtyre kontratave, infermierëve ju uruan punë të mbarë dhe suksese, derisa i inkurajuan që dijen dhe përvojën e tyre ta shfrytëzojnë maksimalisht në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për pacientë.
Tutje, SHSKUK njoftoi se infermierët janë shpërndarë nëpër klinika të ndryshme të QKUK-së sipas nevojës, dhe do të fillojnë punën nga dita e hënë./21Media

 

Back to top button