​Rama: Brenda 14 muajve do të kryejmë gjithë vaksinimin antiCOVID-19

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka qenë i pranishëm në stadiumin “Air Albania” ku ka parë nga afër vijimin e procesit të vaksinimit në këto ambiente.

Rama nga aty tha se do të fillojë vaksinimi fillimisht tek të moshuarit që janë personalitet. Ndërsa më tej është shprehur se Shqipëria është gati për të firmosur marrëveshjen për sigurimin e 360.000 dozave nga AstraZeneca.

Rama ka vijuar duke thënë se nesër nis vaksinimi anti-COVID në Vlorë ndërsa ka shtuar se brenda 14 muajsh do të kryejmë të gjithë vaksinimin anti-COVID.

“Presim të nënshkruajmë marrëveshje për sigurimin e 360.000 dozave nga AstraZeneca. Nesër nis vaksinimi antiCOVID në Vlorë. Do të vaksinojmë personalitetet që janë të moshuar. Brenda 14 muajsh do të kryejmë të gjithë vaksinimin antiCOVID”, tha ai.

Ndërkohë ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu është shprehur se në spitalet Rajonale në Durrës dhe Shkodër 140 shtretër në dispozicion. Në spitalet Rajonale në Durrës dhe Shkodër sipas saj janë 20 të shtruar të infektuar me COVID. Manastirliu ka shtuar se kryeqyteti nuk ka ezauruar vendet në 4 spitalet COVID.

Back to top button