​Rama: Shqipëria nuk do të ndalet së luftuari për pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se Shqipëria nuk do të ndalet së luftuari për pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës.
“Shqipëria nuk do të ndalet së luftuari për pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës dhe rishikimin e Rezolutës së Këshillit të Europës në mbështetje të raportit famëkeq të tregimtarit Dick Marty”, ka thënë Rama.
Rama ka postuar në Facebook fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.
Më fjalimin e tij, Rama dje ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të tejkalojnë ngërçin në procesin e dialogut dhe të arrijnë marrëveshje me mbështetjen e BE dhe SHBA-së./21Media

Back to top button