Fjalimi i Ramës në OKB për Kosovën, Çitaku kritika ndaj Osmanit, Kurtit dhe Gërvallës

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla.
Kjo pasi sipas saj asnjëri nga ta nuk reaguan për fjalimin e djeshëm për Kosovën të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Çitaku ka shkruar se urrejtja për një njeri është më e madhe se dashuria për Kosovën.
“Kur urrejtja për një njeri është më e madhe se dashuria për Kosovën. Kaq për heshtjen shurdhuese të Presidentes, Kryeministrit, Ministres së Jashtme, karrshi fjalimit të Kryeministrit Rama dje në OKB”, ka shkruar Çitaku në Facebook.
Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, Rama ka thënë se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ai ka folur edhe rreth raportit të Dick Martyt dhe Gjykatës Speciale./21Media

Back to top button