​Ramiz Kelmendi rikthehet në PDK

 

Biznesmeni nga Peja, Ramiz Kelmendi është rikthyer në Partinë Demokratike të Kosovës.

Kelmendi në vitin 2016 kishte aderuar në LDK nga PDK-ja, ku ishte zgjedhur edhe deputet, ndërsa mbajti edhe postin e zëvendëskryeministrit në Qeverinë Mustafa.

Kthimin e Kelmendit në PDK e ka bërë të ditur kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, cili përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se në vizionin e PDK-së për rimëkëmbjen e shtetit, Kosova, sot, ka më së shumti nevojë për profesionistë të dëshmuar në fushën e ekonomisë.

Ai ka thënë se gjithë në “PDK janë jashtëzakonisht të lumtur që Kelmendi ka vendosur të bashkohet në detyrën tonë të re. Ramiz, faleminderit për besimin dhe mirë se vjen në mesin tonë”.

Back to top button