​Raportimi i Gërvallës vazhdon pa praninë e mediave

 

 

Komisioni për Punë të Jashtme, ku po raporton ministrja Donika Gërvalla po vijon me dyer të mbyllura.

Kjo për shkak siç deklaroi ministrja dhe kryetari i komisionit, “janë disa çështje të ndjeshme që nuk mund të diskutohen në praninë e mediave”.

Gjatë raportimit pati kritika të ashpra ndaj ministres Gërvalla për komunikimin në Twiter.

Në Komisionin Parlamentar për Politikë të Jashtme para deputetëve, Gërvalla ka folur edhe për shkarkimin e ambasadorëve.

Ajo ka thënë se nuk do të ketë vakum institucional pas shkarkimit të ambasadorëve të emëruar politikisht.

Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti dhe Haki Abazi i Vetëvendosjes janë përplasur me fjalë gjatë raportimit të ministres.

Derisa Abazi bëri përpjekje të ndërpresë fjalën e Halitit, ky i fundit reagoi duke i fikur Abazit mikrofonin.

“Nuk ke të drejtë me ma ndalë fjalën, kur e përfundoj është çështja e imja. Unë më shumë kam respekt për të (ministren) se sa për ty, por unë jam oponencë e qeverisë dhe nuk vi këtu me ta bë qejfin ty. Unë nuk po e kundërshtoj, por dua me e ndihmua. Ti ke shikua prej jashtë, je marrë me atë fondacioni…rockfeller”, i ka thënë Haliti Abazit.

“Përfundoje fjalinë, rezervohu nga ofendimet, sepse ofendim është kur tenton me i vë njerëzit në pozitë të keqe. Mos të tregoj tash unë me çka je marrë ti”, ka thënë Abazi.

“Jo trego me çka jam marrë, trego mos u bë dyfytyrësh, ti nuk ke qenë në pozita udhëheqëse, ke menaxhuar fonde”, ka thënë Haliti./21Media

 

Back to top button