Aksident në Fier-Ballsh, vdes 16 vjeçari

 

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Fier-Ballsh.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të vendit që njihet si ura e Ballshit ku E. S., 34 vjeç, banues në Ballsh, duke drejtuar automjetin tip “Ford” është përplasur me një motomjet me të cilin udhëtonin shtetasit A. H., 16 vjeç dhe shtetasi L. A.,18 vjeç, të dy banues në Belishovë.

Shtetasi A. H. ka vdekur, ndërsa shtetasi L. A., është dëmtuar dhe ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Sipas Policisë së Shqipërisë, në Komisariat është shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./21Media

Back to top button