​Real Madridi synon transferimet e Mbappe, Haaland dhe Pogba

Gjiganti spanjoll, Real Madrid është ka për synim të transferojë yllin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, atë të Dortmundit, Erling Haaland dhe mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba, raporton “Marca”.
Reali tentoi gjatë afatit kalimtar të transferimeve që të nënshkruante me Mbappen, por PSG nuk dëshironte që ta largonte yllin francez këtë verë.
Në fund të këtij sezoni Mbappe do të bëhet lojtar i lirë, pasi do t’i skadojë kontrata me gjigantin francez, dhe mund të kalojë te Reali me parametra zero.
Po ashtu, do të jetë një verë e zënë për krerët e Real Madridit, ku dëshirojnë të sjellin edhe Erling Haaland dhe Paul Pogba.
Për shërbimet e Haaland spekulohet se ka interesim edhe nga Manchester United, Manchester City, Juventus dhe Barcelona, ndërsa për Pogban thuhet se interesim serioz kanë shprehur Juventusi dhe Paris Saint-Germain.

Back to top button