​Reali i falenderohet Viniciusit për fitoren ndaj Elches

 
Pas barazimit me Osasunën në mesjavë, Real Madridi është rikthyer te fitorja në La Liga duke e mposhtur Elchen në udhëtim me rezultat të ngushtë 2-1.
Vinicius Junior ishte lojtari që ia siguroi tri pikë të reja skuadrës së trajnerit Carlo Ancelotti duke realizuar dy gola.
“Los Blancos” kaluan në epërsi në minutën e 22’ kur Diaz asistoi më Vinicius dhe me këtë rezultat skuadra shkuan në pushim.
Në minutën e 73’ Vinicius shënoi për 2-0 pas asistimit të kroatit Luca Modrid.
Elce e rihapi ndeshjen me një gol të realizuar nga Milla katër minuta para përfundimit të takimit, por kjo ishte e gjitha që ata mund të bënin në këtë ndeshje.
Kështu Reali e kryeson tabelën me 24 pikë, aq sa ka edhe Real Sociedadi në vendin e dytë.

Back to top button