Administrohen mbi 7 mijë doza të vaksinës kundër Covid-19
Ministria e Shëndetësisë(MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 7 mijë e 716 doza të vaksinës kundër COVID-19.
MSH ka bërë të ditur se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.566.251 doza të vaksinës.
Deri më sot 724 mijë e 969 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës antiCovid.
25 raste me koronavirus u konfirmuan të shtunën në Kosovë nga testimi i 1,801 mostrave. Në 24-orëshin paraprak nuk u regjistrua asnjë viktimë nga koronavirusi, ndërsa u shëruan 9 pacientë./21Media