Rizvanolli: Jemi duke ndjekur situatën në Deçan
Për rastin e fundit të helmimit të qytetarëve me ujë në Deçan, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tregoi se janë në kontakt të vazhdueshëm me ndërmarrjen “Hidrodrini” lidhur me gjendjen e krijuar këto ditë atje.
Rizvanolli gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, duke iu përgjigjur kryetarit të Komisionit për atë çka ka ndodhur me mbi 800 qytetarë, tha se nesër do të vizitojnë ndërmarrjen “Hidrodrini” për të parë nga afër lëshimet e mundshme që mund të kenë ndodhur dhe çuar deri te helmimi i qytetarëve.
Gjatë raportimit për planin e punës, Rizvanolli theksoi se prioritet dhe qëllim i ministrisë mbetet krijimi i kushteve për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik përmes zhvillimit të teknologjisë së informacionit dhe energjisë së pastër.
Gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, ministrja vuri theksin për sfidat e kësaj ministrie dhe të qeverisë lidhur me gjendjen e rëndë të disa ndërmarrjeve publike.
Derisa, për shërbimet e ujit në veri të Mitrovicës, ajo theksoi se kjo është një sfidë e krijuar tash e mbi 20 vjet.