Kaloni te përmbajtja kryesore

​Rohde: Ballkani Perëndimor në BE, kundërpërgjigjja më e mirë ndaj Rusisë

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë Jorn Rohde ka thënë se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është kundërpërgjigjja më e mirë ndaj përpjekjeve të Rusisë për destabilizimin e rajonit.
”Me të vërtetë përgjigja më e mirë për t’iu kundërvënë përpjekjeve të hapura për destabilizimin e Rusisë në rajon është integrimi i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në strukturat evropiane”, ka shkruar ai.
Këto reagime të Rohde kanë pasuar ato të zyrtares së lartë amerikane Karen Donfried, e cila dje gjatë vizitës në Kosovë, dhe tha se Rusia dëshiron të prishë çdo unitet dhe konsolidim demokratik në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button