​Ronaldo: Jam krenar që jam kthyer në “Old Trafford”

 
Cristiano Ronaldo ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme me Manchester United pas rikthimit të bujshëm të tij në “Old Trafford”.
Ai ka realizuar dy gola e parë në fitoren prej 4-1 të Manchester United ndaj Newcastle United.
Menjëherë pas ndeshjes, portugezi ka lëshuar një reagim të rrjetet sociale ku ndër të tjera është shprehur se ndihet krenar që është rikthyer te kjo skuadër.
Ai ka përgëzuar edhe bashkëlojtarët dhe tifozët për mbështetjen që ka marrë duke shtuar se ka besim se në fund edhe do të festojnë së bashku.
“Kthimi im në “Old Trafford” ishte vetëm një kujtesë e shkurtër pse ky stadium njihet si “Teatri i Ëndrrave.” Për mua, ai ka qenë gjithmonë një vend magjik ku mund të arrini gjithçka që keni vendosur”.
“Së bashku me të gjithë shokët e skuadrës dhe me mbështetjen e mahnitshme që ne marrim gjithmonë nga tribunat, ne përballemi me rrugën tonë përpara me besim dhe optimizëm që të gjithë do të festojmë së bashku në fund”.
“Krenar që jam kthyer në Man. United dhe që do të luaj edhe një herë në Premier Ligë, por mbi të gjitha, i lumtur për të ndihmuar ekipin!”, ka shkruar Ronaldo në profilin e tij.
Ronaldo e braktisi Juventusin në afatin kalimtar të janarit për t’u rikthyer në Manchester United.

Back to top button