​Rreth 120 milionë euro do t’ju rimburësohen qytetarëve

Rreth 120 milionë euro do t’ju rimburësohen qytetarëve në 5 vjetët e ardhshme për tërheqjen e 10 përqindëshit nga Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës.
Në raportimin e Bordit dhe drejtorit të Fondit të Kursimeve Pensionale në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, u tha se tërheqja e këtyre mjeteve nuk e ka rrezikuar likuiditetin financiar.
Drejtori i Trustit, Ardian Zalli, tha se këtë vit ka edhe rritje të kontribuuese aktiv në Fondin e Kursimeve Pensionale.
“Këtë vit janë rreth 400 mijë kontribuues aktiv, zakonisht në kohën kur ka zgjedhje KQZ angazhon komisioner dhe vëzhgues dhe rritet kontribuuesit aktiv”, tha ai.
Lidhur me investimet e Trustit në tregun ndërkombëtare, Zalli tha se në Evropë është tregu me i sigurt.

Back to top button