​Sekuestrohen mitraloz dhe AK47 në Gjakovë, arrestohet 57 vjeçari

Një 57 vjeçar është në fshatin Cermjan-Gjakovë, pas në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë mitraloz dhe një pushkë automatike AK47 me dy karikator.
Policia ka thënë se kishte pranuar informacion se i dyshuar B.SH. i lindur në vitin 1965, në vendbanimin e tij posedonte armë në mënyrë të paautorizuar.
Me vendim të prokurorit të shtetit pas përfundimit të procedurave policore, personi i arrestuar është liruar, ndërsa rasti vazhdon me hetime në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button