Koulibaly lojtar i Chelseas, mungon vetëm zyrtarizimi

Kalidou Koulibaly raportohet se nënshkroi kontratën me Chelsean dhe tani është gati të largohet për në Los Angelesi, gati për t’iu bashkuar turneut parasezonal me skuadrën angleze.
Mbrojtësi 31-vjeçar senegalez do të jetë një përforcimi i ri në fazën mbrojtëse të skuadrës së Thomas Tuchel, i cili humbi dyshen Andreas Christensen dhe Antonio Rudiger në fillim të këtij muaji.
Koulibaly ka qenë prej vitesh një nga mbrojtësit më të mirë në Itali dhe më në fund i është dhënë shansi të provojë aftësitë e tij edhe në Premier Ligë.
Siç është raportuar nga eksperti i merkatos, Gianluca Di Marzio, Koulibaly e nënshkroi kontratën me Chelsean dhe tani është do të largohet për në Los Angeles, ku do të takohet me skuadrën e tij të re në turneun e tyre parasezonal.
Marrëveshja mësohet të jetë me vlerë 40 milionë euro në total dhe Koulibaly pritet të fitojë rreth 10 milionë euro neto në sezon, një rritje e konsiderueshme krahasuar me pagën që mori në Napoli.

Back to top button