​Serish protestojnë punëtorët e Lotarisë së Kosovës

Sot para Qeverisë së Kosovës kanë protestuar serish punëtorët e Lotarisë së Kosovës me kërkesën për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës, mos marrjen e pagave për më shumë se dy vjet dhe përmbushjen e obligimeve.
Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Lotarisë së Kosovës Shkumbin Goçi, ka thënë se nuk do të ndalin protestat deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
Sipas tij, Qeveria ka obligim ndaj 60 punëtorëve sa i përket pagave pasi kanë gati tri vjet që nuk kanë të ardhura financiare.
Punëtorët e Lotarisë së Kosovës protestat i kanë filluar që nga viti i kaluar.
Kuvendi i Kosovës në prill të vitit 2019 ka miratuar Ligjin për ndalimin e lojërave të fatit./21Media 

Back to top button