​Shënohet Dita Ndërkombëtare e Studentëve

Sot, më 17 nëntor do të shënohet një datë të rëndësishme për studentët, Dita Ndërkombëtare e Studentëve. Kjo datë përkujton 17 nëntorin e vitit 1939, datë kjo kur forcat naziste kishin ndërhyrë në Universitetin e Pragës, pas demonstratave studentore kundër pushtimit të Çekosllovakisë dhe kishin ekzekutuar pa gjyq të nëntë udhëheqësit e demonstratave studentore.
Gjithashtu, ishin dërguar mbi 1.200 studentë në kampet e përqendrimit, mbyllën të gjitha universitetet dhe i kishin shndërruar në kazerma ushtarake.
Për shkak të kësaj ngjarjeje të pashembullt, 17 nëntori është shpallur Dita Ndërkombëtare e Studentëve.
Kështu të njëjtin fat sikur të studentëve të Universitetit të Pragës e kishin përjetuar edhe studentët e Universitetit të Prishtinës gjatë regjimit të atëhershëm të Milloshoviqit, kur nga objektet e Universitetit ishin dëbuar studentët shqiptarë dhe ishin lënë brenda vetëm studentët serbë.
Roli i studentëve kosovarë për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb padyshim ishte i madh.
Të kujtojmë protestat studentore të vitit 1968, ku ndër parullat që ishin përdorur nga studentët e Shkollës së Lartë Pedagogjike ka qenë edhe parulla “Duam Universitet”, “Kosova Republikë”, “Rroftë populli Shqiptar” etj.
Më 11 dhe 26 mars 1981 kishin shpërthyer demonstratat studentore të Universitetit të Prishtinës. Po ashtu, më 1 tetor të vitit 1997, një moment kthese në historinë e Kosovës, kur studentët, profesorët dhe qytetarët i kishin mbushur rrugët e Prishtinës.

Back to top button