27 vjet dita e pagëzimit të UÇK-së

Para 27 vjetësh, më 17 nëntor 1994, Kryesia e Lëvizjes Popullore të Kosovës, pas analizimit të situatës dhe kërkesave nga terreni, kishte marrë vendim për emërtimin e njësive të armatosura të udhëhequra nga LPK – Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Po atë ditë, ishte marrë edhe vendimi për emërtimin e trupës komanduese më të lartë të saj – Shtabi Qendror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vendimi për fillimin e lëshimit të komunikatave për opinion.
Komunikata e shkruar po atë ditë, mban numër 11, shifër kjo që paraqiste numrin e veprimeve ushtarake të deriatëhershme të njësive të saja të armatosura, ka shkruar Emrush Xhemajli në Facebook, ish-sekretar i përgjithshëm i LPK-së nga viti 1987 deri më 1998.

Back to top button