​Shënuan 187 gola brenda dy ndeshjeve, nisin hetimet për dy skuadrat

Disa ndeshje të futbollit të nivelit të dytë kanë rënë në sy të autoriteteve, pas disa rezultate të jashtëzakonshme që kanë ngjallur shqetësime.
Asociacioni i Futbollit të Sierra Leones (SLFA) ka njoftuar se do të fillojë një hetim për dy ndeshje që përfunduan me rezultate 95:0 dhe 91:1.
Një grumbull i jashtëzakonshëm prej 187 golave është regjistruar në dy ndeshje të nivelit të dytë që përfshinin ekipet si Kahunla Rangers dhe Kono Gulf FC.
Dy ekipet në fjalë kanë mposhtur Lumbebu United, respektivisht, Koquima Lebanon, por fitoret e tyre kanë ngjallur dyshime pasi që ndeshjet në fjalë ishin vetëm 2:0 dhe 7:1 në pjesën e parë, ndërsa tani rezultatet përfundimtare janë anuluar.
SLFA është e vetëdijshme për shqetësimet serioze të manipulimit të ndeshjeve, duke i lënë asaj pak zgjidhje, veçse të thellohet në procese gjyqësore.
Presidenti i organizatës, Thomas Daddy Brima, i ka thënë “BBC Sport Africa”: “Ne nuk mund të qëndrojmë pranë dhe të shohim një situatë të sikletshme si kjo të mbetet e pandëshkuar. Ne do të nisim një hetim të menjëhershëm dhe do të sjellim të gjithë ata që janë përgjegjës për këtë mediokritet”.
“Të gjithë ata që do të shpallen fajtorë do të trajtohen në përputhje me ligjet e SLFA dhe do t’i dorëzohen komisionit kundër korrupsionit të vendit”, shtoi më tej ai.

Back to top button