​Shërbyesit civilë dhe punëtorët e pylltarisë në grevë

Greva do të filloj në orën 10:00

Sindikatat e shërbimit civil të Kosovës kanë njoftuar se nga sot do të fillojnë grevën njëorëshe, prej orës 10:00 deri në 11:00.

Sindikatat u bëjnë thirrje institucioneve që të reflektojnë mbi kërkesat e shërbimit civil, kurse në rast se nuk ka reflektim institucional, nuk përjashtohet as mundësia për grevë të përgjithshme.

Grevë njëorëshe për sot ka paralajmëruar edhe Sindikata e Pavarur e Pylltarisë, Bujqësisë, Industrisë së Drurit, Mjedisit dhe Gjuetisë së Kosovës.

“Pasi që reagimet paraprake nuk patën ndikim pozitiv në shqyrtimin e kërkesave të Sindikatës së Pylltarisë dhe avancimin e koeficientit të pagesës për këta punëtorë, SPPBIDMGJK merr vendim që t’i bashkëngjitet veprimit sindikal të shërbyesve civil në vend, duke filluar nga nesër (dt. 29.01.2019) do të hyjë në grevën një orëshe prej orës 10.00-11.00 dhe tash e tutje do t’i bashkëngjitet veprimeve sindikale të gjithë shërbyesve civil në vend”, është bërë e ditur në komunikatën e sindikatës.

Back to top button