​Si ta largoni ndjesinë e djegies në gjoks dhe fyt

Ndodh kur acidi i stomakut nga stomaku kthehet në ezofag dhe krijon një ndjesi djegieje në gjoks, ose aciditet në gojë.
Në vetvete, urthi nuk është i rrezikshëm, por nëse përsëritet shpesh, mund të jetë shumë i pakëndshëm.
Disa ilaçe natyrale mund të jenë të dobishme dhe të shërbejnë si “ndihma e parë”.
Soda e bukës është një bazë që neutralizon acidin e stomakut. Është dëshmuar se është shërues në shumë fusha dhe është një ilaç natyral për shumë probleme, veçanërisht kur bëhet fjalë për tretjen e ushqimit.
Çamçakëzi mund të jetë efektiv sepse stimulon prodhimin e pështymës dhe përshpejton shpëlarjen e acidit të tepërt. Nuk është një ilaç natyral, por është një zgjidhje lehtësisht e arritshme dhe efektive.
Bajamet dhe lajthitë shpesh rekomandohen për problemet e urthit. Ato nuk duhet të zëvendësojnë një vakt, por mjafton të hani tre deri në katër bajame sa herë që ndjeni siklet.
Çaji i kamomilit ose të mentës njihen për efektin e tyre qetësues në të gjithë organizmin dhe rrjedhimisht në organet e tretjes.
Nëse asnjë nga këto nuk ndihmon, ekziston mundësia që të bëhet fjalë për mungesë acidi në stomak – kur trupit tuaj i mungon acidi, trupi merr një sinjal se mund të relaksojë “mbulesën e stomakut”. Acidi shtesë në atë rast mund të zgjidhë problemin dhe të ndihmojë në shtrëngimin e atij muskuli.

Back to top button