Kaloni te përmbajtja kryesore

Terras: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje tregon frustrimin nga kaosi politik

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, reagoi pas zgjedhjeve në Kosovë, duke vlerësuar se pjesëmarrja e ulët në votime tregon frustrimin publik të shkaktuar nga paqëndrueshmëria dhe bllokadat politike.

Ai thekson se për të rikthyer besimin e qytetarëve dhe për të çuar përpara proceset e reformave, është i domosdoshëm bashkëpunimi ndërmjet partive politike.

“Pjesëmarrja e ulët në zgjedhjet e parakohshme të #Kosovës tregon se njerëzit janë të frustruar nga kaosi politik. Bashkëpunimi ndërpartiak është i nevojshëm për ta rikthyer vendin në rrugën e duhur dhe për të ecur drejt BE-së”, shkruan ai.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button