​S’ka kuorum për votimin e Projektligjit për Byronë Shtetërore

Kuvendi nuk ka pasur kuorum për votimin e Projektligjit në parim për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka njoftuar se për këtë pikë të rendit të ditës kanë votuar vetëm 45 deputetë.
“Nga 61 deputetë, vetëm 45 kanë votuar. Kështu që konsideroj që nuk ka kuorum për këtë projektligj”, ka deklaruar Konjufca.
Në rend të ditës ka qenë edhe debati parlamentar për liberalizimin e vizave nga Bashkimi Evropian për Kosovën.
Deputeti Shemsedin Dreshaj ka kërkuar që ky debat të hiqet nga rendi i ditës dhe të mbahet në një seancë të ardhshme.

Back to top button