Regjistrohen 355 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut janë kryer 1 mijë e 129 teste dhe janë regjistruar 355 raste të reja me COVID-19. Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (355), janë regjistruar 89 riinfeksione.
Gjatë 24 orëve të kaluara është raportuar një humbje jete nga Shkupi (75 vjeç), i cili ka humbur jetën në spital. Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga Termini im, është regjistruar një humbje jete nga Struga (78 vjeç), i cili ka humbur jetën në shtëpi më 30.06.2022.
Deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë kryer gjithsej 2.087.721 testime për COVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë është 315.402, numri i të shëruarve është 304.599, numri i atyre që humbën jetën është 9.329 dhe numri i rasteve aktive është 1.474./21Media

Back to top button