​Sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj vrasjes së Oliver Ivanoviqit

 
Sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviqit. Kështu ka bërë të ditur, avokati i njërit nga të dyshuarit në këtë rast, Musa Damati.
Damati thotë se në seancën e sotme pritet të dëshmojnë figura të larta të politikës.
“Të hënën duke filluar nga ora 9:30 do të vazhdojë procesi gjyqësorë penal pranë departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë në rastin e vrasjes se politikanit serb Ivanoviq, gjatë shqyrtimit të seancave në këtë proces pritet të dëshmojnë figura të larta të politikës”, tregon Damati.
Për rastin e vrasjes së ish-politikanit Oliver Ivanoviq deri më tani po akuzohen gjashtë persona, ndërsa të përfshirë në këtë rast sipas Prokurorisë janë së paku edhe pesë persona të tjerë të dyshuar.

Back to top button